Publikimet

Revista: Kosova Journal of Medical Sciences

 

 

Revista e Shkencave Mjekësore e Kosovës (Kosovo Journal of Medical Sciences – KJMS) është publikim official i Kolegjit “Iliria” – Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Prishtinë, i cili botohet dy herë në vit.

 

Kryeredaktor – Editor-in-Chief

Prof. asoc.Nexhmi Hyseni,MD, PHD

Profesor i asocuar i Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Zëvendës-kryeredaktor – Deputy Editor

Prof. asoc. Blerim Kamberi

Profesor i asocuar i Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Këshilli redaktues – Editorial Board

Prof. dr. sc. Besim Sllamniku

Prof. dr. sc. Orhan Kubati

Prof. dr. sc. Rexhep Hoxha

Prof. dr. sc. Hysni Daka

Prof. dr. sc. Muharrem Jakupaj

Prof. dr. sc. Veton Hoxha

Prof. dr. sc. Nexhmi Hyseni

Prof. dr. sc. Enver Mustafai

Prof. dr. sc. Salih Ahmeti

Prof. dr. sc. Burhan Dida

Prof. dr. sc. Halit Ymeri

Prof. dr. sc. Fehmi Zeqiri

Dr. sc. Ramadan Idrizaj

Prof. as. Fatmir Dragidella

Prof. asoc. Afërdita Krasniqi - Daka

Prof. dr. sc. Mehmedali Azemi

 

Bordi Internacional Mbikqyrës

Akad. Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Prof. dr. sc.Agim Sallaku, Universiteti i Tiranës, Tiranë, Shqipëri

Prof. dr. sc. Ender Kazazoglu, Yeditepe Universitesy, Stamboll, Turqi

Prof. dr. sc. Lutfi Alia, Universiteti i Sienës, Departamenti i Patologjisë dhe Onkologjisë, Itali

Prof. dr. sc. Antonio Acquaviva, Universiteti i Sienës, Klinika e Onkologjisë Pediatrike, Itali

Prof. dr. sc.Macella Cintorino, Universiteti i Sienës, Drejtore e Departamentit të Patologjisë dhe Onkologjisë, Itali

Prof. asoc. Rexhep Hoxha, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. Muharrem Jakupaj, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Veton Hoxha, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. Enver Mustafai, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Sali Ahmeti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Burhan Dida, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Halit Ymeri, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Enver Baraku, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Prof. asoc. Naser Ramadani, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Osman Leci, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Mustafë Bacaj, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Prof. dr. sc. Mustafë Shabani, Kolegji Iliria, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

 

Adresa e Redaksisë – Editorial Board Address:

Kolegji Iliria – Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Instituti për Kërkime dhe Shkencë, Veternik p.n.

Prishtinë, Kosovë

Tel.: +381 38 544-754; Fax. +381 38 544-756

email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

www.rezonanca.com



Autorët mund të dërgojnë kopjen elektronike të manuskriptit Editorit të revistës (në emailin This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ] si attachment email, të punuar në Word format. Manuskripti duhet të përgatitet sipas kritereve të Revistës (shih Kategoritë e punimeve dhe udhëzime për autorët).

 

Fazat e procedurës së publikimit

Faza 1. Pranimi i manuskriptit (submitting of manuscript)

Faza 2. Kompletimi i aplikimit (Waiting for submition: Cover Letter, Authorship Responsibility, Financial Disclosure, Acknowledgment, and Copyright Transfer/Publishing Agreement)

Faza 3. Përcaktimi i vlerësuesve të manuskriptit (Determination of peer reviews of your manuscript)

Faza 4. Vlerësimi i Recenzentëve (Peer reviewers appraisal reports)

Faza 5. Pranimi i manuskriptit për botim/ ose për Revidim sipas rekomandimeve të recensentëve (Acception of manuscript for publication and/or Revision of your manuscript according to peer reviewers appraisal)

Faza 6. Publikimi (Publication).



 

 I). Kategoritë e punimeve

JMSK boton: (1) punime origjinale (Original Articles), (2) punime reviale (shqyrtime sistematike) (Review Articles), (3) prezentime rasti (Case Reports), (4) raporte të shkurtëra (Brief Reports), (5) komente (Comments), (6) letër editorit (Letter of the Editor), (7) letër përgjigje (Letter in Replay) dhe (8) letër hulumtimi (Research Letter).

 

(1) PUNIM ORIGJINAL (RESEARCH ARTICLE)

Punimet origjinale zakonisht përfshijnë: eksperimente me metodën e rastit – Hulumtimet klinike (randomised trials), studime intervenimi, studimet kohorte (Cohort study), Studimet me raste-kontrollë (Case-control study), vlerësime epidemiologjike, studime tjera observuese, hulumtime me shkallë të lartë të përgjigjeve (high response rate), analiza të kost-efektivitetit dhe analiza të vendimeve, si dhe studimet e skreeningut dhe te testeve diagnostike.

Përmbajtja e punimeve origjinale: Titulli, Abstrakti, Fjalët bosht, Hyrja, Materiali dhe metodat, Rezultatet, Diskutimi, Përfundimet dhe Referencat (Literatura).

Mund të përmbajë edhe: Falenderimet (mirënjohjet), Shtojcën, Tabela, Figura, etj.

(2) PUNIM REVIAL (SHQYRTIM SISTEMATIK) (REVIEW ARTICLE)

Shqyrtim përmbajtësor kritik nga literatura shkencore dhe përmbledhja e saj në temën e cila përgjithësisht është subjekt i së paku 40 punimeve shkencore të publikuara.

Përmbajnë: Titullin, Planin (Outline), Abstraktin, Fjalët bosht, Hyrjen, Shqyrtimin nga literatura, Përmbledhjen (Summary) dhe Referencat (Literaturën).

Mund të përmbajë edhe: Falenderimet (mirënjohjet), Shtojcën, Tabela, Figura, etj.

(3) PREZENTIM RASTI (CASE REPORT)

Raport i ndonjë rasti klinik të rrallë, ose përmirësimi i menaxhimit dhe trajtimit të sëmundjes me ndonjë metodë të re. Teksti duhet pasur më së shumti 3500 fjalë (duke përjashtuar, referencat, ilustrimet dhe abstraktin).

Përmbajnë: Titullin, Abstraktin, Fjalët bosht, Hyrjen, Përmbledhja e rastit (prezentimi i rastit), Diskutimin dhe Referencat (Literaturën).

Mund të përmbajë edhe: Falenderimet (mirënjohjet), Shtojcën, Tabela, Figura, etj.

(4) RAPORT I SHKURTËR (BRIEF REPORT)

Këto dorëshkrime janë raporte të shkurtra të studimeve origjinale ose janë vlerësime ose raportet e para të serive të rasteve klinike. Vërejtje: Kërkohet abstrakti i strukturuar. Teksti duhet të ketë deri 1800 fjalë (pa përfshirë abstraktin, tabelat, figurat dhe referencat) dhe jo më shumë se 3 tabela dhe/ose figura në total.

Përmbajnë: Titullin, Abstraktin, Fjalët bosht, Hyrjen, Metodat, Rezultatet (outcomes) dhe Diskutimin.

(5) KOMENTE (COMMENT)

Këto shkrime mund të adresojnë në praktikë ndonjë temë me rëndësi në mjekësi, shëndet publik, hulumtime, etikë, politikë shëndetësore, legjislacion shëndetësor, dhe në përgjithësi nuk janë të ndërlidhura me ndonjë artikull specifik. Komenti duhet të jetë mirë i fokusuar, akademik, i prezantuar mirë dhe nuk duhet pasur më shumë se 2 autorë. Teksti duhet pasur më së shumti 2500 fjalë dhe jo më shumë se 10 referenca. Abstrakti nuk është i domosdoshëm.

(6) LETËR EDITORIT (LETTER TO THE EDITOR)

Letra e cila ndërlidhet me ndonjë artikull të botuar në revistë mund të publikohet nëse letra pranohet brenda 4 javësh nga data e publikimit të artikullit. Letra mund të ketë më së shumti 3 autorë, 300 fjalë (numri i fjalëve të shënohet në letër), hapësira e dyfishtë midis rreshtave, dhe 5 referenca, përndryshe nuk merren në konsiderim. Teksti i letrës duhet pasur emrat, titujt akademik, institucionet primare për të gjithë autorët dhe adresën e postës elektronike për autorin i cili do merret me korrespodenca. Letrat duhet të keni një ton respektimi, duke iu shmangur gjuhës konfrontuese dhe të zjarrtë, me kufizime të kriticizmit ndaj metodave shkencore ose ndaj rëndësisë së punimit. Redaktori vendos për botim të letrës, në pajtim me kërkesat për stil dhe përmbajtje.

(7) LETËR PËRGJIGJE (REPLIKË ME AUTORIN) (LETTER IN REPLAY)

Përgjigjet e autorëve duhet pasur më së shumti 500 fjalë dhe 5 referenca, me jo më shumë se 3 autorë të Letër përgjegjës.

(8) LETËR HULUMTIMI (RESEARCH LETTER)

Kur raportohet hulumtimi origjinal pranohen dorëshkrimet me maksimum 600 fjalë (numri i fjalëve të shënohet në letër), hapësira e dyfishtë midis rreshtave, 1 tabelë ose figurë dhe 6 referenca; më së shumti 5 autorë, ndërsa të tjerët mund të shënohen në Falënderime, me lejen e tyre dhe të dhëna për titujt, institucionin, kontributin për hulumtim dhe a kanë marrë kompensim për rolin e tyre. Letrat nuk duhet të dyfishojnë materialin tashmë të botuar ose në pritje për botim. Letra Studiuese i nënshtrohen vlerësimit të jashtëm para publikimit.

Përmbajnë: Redaktorit (si hyrje), Metodat, Rezultatet dhe Komenti. Nuk duhet pasur abstrakt.

 



 

 II). Formati i publikimit

A) Udhëzuesi për shkruarjen e punimeve dhe Stili editorial

1) Udhëzuesi për shkruarjen e punimeve

Kërkesat e JMSKpër botimin e artikujve janë të shumta dhe gjithëpërfshirëse, andaj JMSK ka specifikuar kërkesat për llojet e ndryshme të artikujve. Udhëzimet mund t’i gjeni në seksionin: “Udhëzimet për autorë“.

2) Stili editorial

Stili editorial i kërkuar nga JMSKështë në përputhje me “Uniform Requirements for Manuscripts Submitted to Biomedical Journals”, përgatitur nga International Committee of Medical Journal Editors (1).

Teksti i punimeve origjinale, ekperimentale dhe observuese, zakonisht strukturohet sipas “IMRAD” strukturës, në këto seksione: Hyrja (Introduction), Metodat (Methods), Rezultatet (Results) dhe Diskutimi (and Discussion). Llojet tjera të artikujve, si: prezentim rasti, meta-analiza, editorialët, etj. duhet të formatohen në mënyra të ndryshme.

Punimet botohen në gjuhën angleze, me Rezyme në gjuhën shqipe, kurse në formën elektronike punimi publikohet edhe në gjuhën shqipe, nëse autori e ka të përgatitur punimin edhe në gjuhën shqipe. Punimi shtypet në rreshta të rregulttë, me rrallorin një (1) të kompjuterit, në fontin Times New Roman, madhësinë e fontit 11, në format A4, me margjinë 3 cm përreth. Punimi duhet të dorëzohet i lekturuar.

 

B) Shqyrtimi Editorial dhe procesimi

1) VLERËSIMI I JASHTËM (PEER-REVIEW EVALUATION)

Anëtarët e Bordit Editorial të JMSK e bëjnë evaluimin e të gjitha dorëshkrimeve (manuskripteve), me disa përjashtime. Përjashtimet përfshijnë: ligjëratat mbi historinë dhe filozofinë e literatureës mjekësore, editorialët, seancat e takimeve vjetore të Shoqatës së Bibliotekave Mjekësore, komentet dhe opinionet, letër editorit, kritikat e librave dhe të burimeve elektronike.

Revista (JMSK) shfrytëzon procesin e vlerësimit të jashtëm (peer-review) dyfish të fshehtë, në të cilin anëtarët e bordit editorial nuk e njohin identitetin e autorit, sikurse që autorit nuk i tregohet identiteti i vlerësuesit të manuskriptit.

Manuskripti në fillim vlerësohet a i përmbushë kërkesat minimale për pranim, nga tre anëtarë të bordit editorial ose nga ekspertët e lëmit, të zgjedhur nga editori. Manuskripti fillimisht evaluohet sipas kritereve të specifikuara në Listën verifikuese të manuskriptit: struktura e punimit sipas seksioneve të saj, varësisht nag kategoria e punimit, a është materiali origjinal dhe i kohës, a është shkrimi i qartë, i nivelit të duhur akademik, a janë metodat studimore të duhura, a janë të dhënat valide, konkluzionet a janë të bazuara dhe të mbështetura nga të dhënat, a ka relevancë shkencore punimi, a ka tema e zgjedhur rëndësi të përgjithshme mjekësore dhe përshtatshmëria e literatureës së shfrytëzuar. 

Manuskriptet që nuk i përmbushin kriteret minimale për pranim refuzohen menjëherë. Manuskriptet tjerë dërgohen për vlerësim të jashtëm (peer review). Vlerësimi i jashtëm i punimeve bëhet sipas formës unike për vlerësim, e cila përmban: komentet e përgjithshme, komentet për autorët (me sugjerimet për të gjitha pjesët e punimit veç e veç), rekomandimet çka të ndryshojë në punim, në mënyrë që të botohet dhe komentin përfundimtar.

Autorët do të njoftohen me email për pranimin e punimit, refuzimin e punimit, apo nevojën për rishikim të dorëshkrimit të tyre sipas rekomandimeve.

2) PARAQITJA E DORËSHKRIMIT

Punimet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike, në formatin elektronik në Word dhe WordPerfect, jo PDF. Dorëzimi i manuskriptit në formën elektronike mundëson komunikimin më efikas ndërmjet autorit/ëve dhe editorit, si dhe mundëson dorëzimin e materialit shtesë për vlerësim të jashtëm (peer review), nëse ka nevojë për këtë.

Punimet mund të dorëzohen në adresën:

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Institute for Scientific Research

Department of Medical Sciences,

IliriaCollege

Lagja Veternik,10000  Prishtina,RepublicOfKosova

phone: +381-38-544754

fax: +381-38-544756

www.rezonanca.com


(1) International Committee of Medical Journal Editors. Uniform requirements for manuscripts submitted to biomedical journals. JAMA. 1997 Mar 19;277(11):927–34.

 


Në vijim ju kemi paraqitur një përmbledhje të kërkesave për të gjitha llojet e dorëshkrimeve (manuskripteve) të JMSK:

1) Letra Hyrëse (Cover letter). Letra hyrëse përmban këto informata: titullin e punimit, emrat e autorëve, përkatësia institucionale (institucionet ku ata punojnë), përgjegjësia autoriale dhe kontributet për t’u kualifikuar si autor, shfajësimet (nëse ka ndonjë), informatat për kontakt me autorët korrespondues (emri, e-mail adresa, telefoni and numri i faksit), kategoria e punimit, a është prezantuar në ndonjë takim shkencor a profesional (nëse po, në cilin takim dhe cilën datë), numri i fjalëve në abstakt, numri i fjalëve në punim (vetëm për tekst, duke përjashtuar abstraktin, mirënjohjet, legjendat e figurave dhe referencat), numrin e figurave, tabelave dhe grafikonëve.

Shkarko këtu: Letra Hyrëse 

2) Deklarata për përgjegjësinë autoriale, kriteret dhe kontributet

 Shkarko këtu: Deklarata e Përgjegjësive Autoriale 

 3) Deklarata financiare dhe mbështetja me fonde

 Shkarko këtu: Deklarata e Përgjegjësive Autoriale 

4) Deklarata e mirënjohjeve

 Shkarko këtu:

5) Pajtimi për transferimin e të drejtave autoriale/pajtimi për botim

 Shkarko këtu: Deklarata e Përgjegjësive Autoriale 

Të gjitha mund të dërgohen me fax ose email (pas skenimit).


 


 

Udhëzimet për autorët për mënyrën e shkruarjes së punimeve

 Udhëzimet per Autorët

Struktura e punimit origjinal

TEKSTI I PUNIMIT

Punimet origjinale kërkimore-shkencore, profesionale dhe revyale mund të kenë deri 12 faqe (me të gjitha shtesat), përshkrimi dhe raporti i rasteve interesante deri në 6 faqe, kurse çdo shkrim tjetër (p.sh. raporti nga tubimet shkencore dhe profesionale, recensione librash, njohuri të reja nga mjekësia ose letër redaksisë) 1-2 faqe.

Titulli duhet lë jetë konciz dhe informativ. Ai duhet të jetë i saktë (të përshkruajë me përpikëri përmbajtjen e punimit me sa më pak fjalë dhe shërben si bazë për indeksim, abstrakte e regjistër të literaturës), mundësisht sa më i shkurtër (kursen kohën dhe hapësirën), specifik, i plotë dhe i qartë. Shkurtesat nuk përdoren në titull ose abstrakt.

Emrat e autorëve.  Nën titull shënohet emri dhe mbiemri i plotë i çdo autori. Nëse autorët nuk janë punonjës të të njëjtit institucion, ose në të njëjtën adresë, atëherë tek emrat e autorëve përdoren fusnotat, në formë të numrave arab të pasuar me kllapë të thjeshtë: (p.sh. Emri Mbiemri 1), Emri Mbiemri 2), etj.). Fusnotat me numra arabë tregojnë  institucionet ku punojnë autorët e caktuar dhe shënohen nën pjesën e emrave të autorëve.

Rezymea, pa shënime për autorët, shkruhet në vetën e tretë njëjës, jo më shumë se 250 fjalë (më të shumtën një faqe). Kjo përmban vështrimin e përgjithshëm të temës, qëllimin e punimit, materialin dhe metodat, rezultatet dhe përfundimet krysore (pa të dhëna nga literatura).

Fjalët bosht - nën rezyme shënohen 2-5 fjalë bosht (ose fraza të shkurtëra), që janë thelbësore për klasifikimin dhe identifikimin e përmbajtjes së punimit.

Titulli dhe rezymea e punimit shkruhet edhe në gjuhën shqipe.

Teksti i punimit duhet të përmbajë hyrjen, materialin dhe metodat, rezultatet, diskutimin dhe përfundimin.

Hyrja duhet të jetë sa më e shkurtër dhe të paraqesë në mënyrë të qartë e të saktë thelbin e problemit dhe qëllimin e punimit. Shkruhet në kohën e tashme. Referencat që merren me këtë problem të përmenden në mënyrë telegrafike. Të dhënat nga literatura (autorët, referencat), kudo që përmenden në tekst të punimit, duhet të shënohen në kllapa, me shifra arabe, të cilat duhet t'u përgjigjen atyre në regjistrin e literatures.

Materiali dhe metodat e punës duhet të parmbajnë të dhënat se çka dhe si, ku dhe kur është punuar. Shkruhet në kohën e kaluar.

Përzgjedhja dhe Përshkrimi i pjesëmarrësve

Përshkruani mënyrën e përzgjedhjes së pjesëmarrësve (të sëmurët ose kafshët laboratorike, duke përfshirë edhe grupin e kontrollit) në mënyrë të qartë, duke përshkruar kriteret për përfshirjen, kriteret për përjashtimin e subjectëve si dhe përshkruani burimin e populacionit të përfshirë në studim.

Informacione teknike

Identifikoni metodat, aparatet (jepni emrin dhe adresën e prodhuesit në kllapa), dhe procedurat me detaje të mjaftueshme për të lejuar të tjerët për të riprodhuar rezultatet. Metoda e punës përshkruhet qartë, meqë ia bën të munshme lexuesit ta kuptojë punimin. Metodat e njohura nuk përshkruhen, por përmenden nga literature (shkruhen referencat), duke përfshirë edhe metodat statistikore (shih më poshtë); ofroni referenca dhe përshkrime të shkurtëra për metodat që janë botuar, por nuk janë të njohur sa duhet; përshkruani metodat e reja apo metodat e modifikuara në mënyrë substanciale, duke dhënë arsyetimet për përdorimin e tyre, si dhe duke vlerësuar kufizimet e tyre. Përshkruani saktësisht të gjitha barnat dhe substancat kimike të përdorura, duke përfshirë emrat gjenerikë, dozat, dhe rrugët e aplikimit.

Statistika
Përshkruani metodat statistikore me detaje të mjaftueshme për të mundësuar që, me qasje në të dhënat origjinale, të verifikohen rezultatet e raportuara. Referencat për dizajnin e studimit dhe metodat statistikore duhet të jenë pjesë e përhershme e punimit. Definoni terminet statistikore, shkurtesat dhe simbolet. Specifikoni programet kompjuterike të përdorura.

Rezultatet e punimit duhet renditur qartë dhe saktë. Shkruhen në kohën e kaluar. Rezultatet duhet të jenë të përpunuara statistikisht. Rezultatet prezentohen me një renditje logjike në tekst, tabela dhe ilustrime, duke dhënë së pari rezultatet më të rëndësishme për punimin. Mos i vendosni të gjitha shënimet e tabelave ose ilustrimeve në tekst. Materialet tjera shtesë ose plotësuese, si dhe detajet teknike, mund t’i vendosni në një shtojcë, të cilat mund të publikohen vetëm në versionin elektronik të revistës. Jepin rezultate numerike, jo vetëm si përqindje, por edhe si numra absolutë, nga të cilat janë llogaritur ato, si dhe specifikoni metodat statistikore të shfrytëzuara për të analizuar ato. Diagramet përdorni si një alternativë të tabelave me shumë të dhëna. Mos i paraqitni të dhënat në të dy format, në tablela dhe në digrame. Dukuritë dihotome mos i paraqitni në mënyrë grafike.

Diskutimi është interpretimi i rezultateve të përftuara dhe krahasimi i tyre me njohuritë e deritashme e me të dhënat nga literatura dhe shkruhet në kohën e tashme. Mos i përsëritni në detaje të dhënat ose informatat e dhëna në Hyrje ose në seksionin e Rezultateve. Preferohet që diskutimi të fillohet nga përmbledhja e shkurtër e gjetjeve kryesore, pastaj shqyrtimi i mekanizmve të mundshëm, ose shpjegimi i këtyre gjetjeve, duke krahasuar rezultatet me studimet tjera përkatëse, konstatimin e kufizimeve të studimit dhe eksplorimin e ndikimeve të gjetjeve në hulumtimet e ardhshme dhe në praktikën klinike.

Përfundimi është në përputhje me qëllimin e punimit dhe me diskutimin. Në të autori jep mendimet, sugjerimet dhe propozimet e veta.

Një mirënjohje e shkurtër, kushtuar atyre që e kanë ndihmuar autorin, mund të shënohet në fund të tekstit. Individët të cilët përmenden në këtë pjesë duhet të njoftohen paraprakisht se keni shprehur dëshirën t’i përfshini në këtë rubrikë, për çka duhet të merrni lejen nga të njëjtit për këtë emërim.

Referencat (regjistri i literaturës) shkruhen në fund të punimit. Autorët (referancat), të cilët përmenden me shifra arabe në kllapa në tekstin e punimit, me font dhe madhësi të njëjtë sikurse edhe teksti tjetër, në regjistër të literaturës radhiten sikurse janë përmendur në tekst. Shënohet numri rendor arab, pastaj të gjithë autorët e referencës, përveç nëse janë më shumë se 6 autorë, kur do të shkruhen 3 autorët e parë me shkurtesën e b.p. (që d.t.th.: e bashkëpunëtorë). Pika nuk përdoret pas inicialeve të emrave të autorëve. Shkurtesat për revista shënohen sipas regjistrit në Index Medicus, Journal Indexed for MEDLINE, të publikuar nga NLM në Library’s Web site.

Citimi i Web dokumentave duhet të përfshijë edhe datën e qasjes në këto burime.

Referencat në punimet e pranuara por ende të pabotuara duhet të shënohen “në shtyp” (“in press”), kurse autori duhet të sigurojë lejen me shkrim për citimin e këtij punimi, sikurse edhe verifikimin se punimi është pranuar për publikim.


 


 

Shembuj të stilit të shënimit të referencave

 1.Revista                                                                                                                       

p.sh.

1. Yazigi R. Breast cancer metastazing to the uterine cervix. Cancer 1988; 61: (12): 558-60


 2.       Suplementi i revistës

2. Wayet JI, Rathbone BJ. Immune response of the gastric mucosa to Compylbacteri pylori. Scan J Gastroenterol 1988; 23 (suppl.142): 44-9.

 


 

 3.Libri (monografia)                                                                                                     

3. Mark EJ. Lung biopsy interpretation. Baltimore: Williams&Wilkins, 1984: 31-2, 94-102.

 


 4.       Kapitulli i librit

4. Schielber GL. Diseases of tricuspid valve. In (në): Moss AJ, Adams F, eds.(red.) Heart diseases in infants, children and adolescents. Baltimore: Williams&Wilkins, 1968: 134-9.

 


 

5.Përmbledhja e punimeve

5. Disha M. Veprimet anësore  dhe toksike të barnave. Përmbledhje të referatve dhe të rezymeve të takimit IV profesional të Mjekëve të Kosovës. Prishtinë: 1986; 29-32.

 


 

6. Grupi i autorëve (autori kolektiv)

6. Multicenter Postinfarction Research Group. Risk stratification  and survival after myocardial infarction. N Engl J Med 1983; 309: 331-6.

 


 

7. Artikulli anonim

 

7. Coffe drinking and Cancer of pancreas. Br Med J 1981; 283: 626.

 


 

8. Gazeta

 

8.  Latifi H. Tuberkulozi në Kosovë në periudhënjanar tetor. Bujku 1994 (20 dhjetor); 1041: 6.

 


 

9.Disertacioni i doktoratës (teza e magjistraturës)

9. Cairns RB. Infrared spectroscopic studies of solid oxygen. (disertacion) Berleley, California: University of California, 1965, faqe 156.

 


 

Raporte, burime nga Interneti, etj.

10. National Library of Medicine. Medical informatics.Bethesda,MD: National Institutes of Health; 1986 Dec; p. 16–25. (National Library ofMedicineLongRangePlan, Report of Panel 4.)

11. Medical Library Association. MLANET ëInternet].Chicago,IL: The Association; 1996 ërev. 1 Jan 2008; cited 24 Jan 2008]. <http://www.mlanet.org>.

12. Joint Commission. “What did the doctor say?”: improving health literacy to protect patient safety ëInternet]. The Commission; 7 Feb 2007 ëcited 8 Feb 2007].  http://www.jointcommission.org/NR/rdonlyres/D5248B2E-E7E6-4121-8874-99C7B4888301/0/improving_health_literacy.pdf>.

13.VirginiaCommonwealthUniversityHealth System. About us ëInternet]. The System ë11 Apr 2007]. <http://www.vcuhealth.org/?id=5&sid=1>.

14. Dickerson S, Reinhart AM, Feeley TH, Bidani R, Rich E, Garg VK, Hershey CO. Patient Internet use for health information at three urban primary care clinics. J Am Med Inform Assoc. 2004 Nov–Dec;11(6):499 –504. DOI: 10.1197/jamia.M1460.


Ilustrimet

Çdo ilustrim duhet të ketë titullin, pjesën tekstuale, shënimet ose shpjegimet, të gjitha në gjuhën angleze. Shpjegimet (legjenda) shënohen në ilustrim. Parapëlqehet madhësia e ilustrimeve (tabelave, grafikoneve, fotografive. skicave) deri 6x8 cm. Marrja dhe riprodhimi i ilustrimeve nga autorë të tjerë, duhet të bëhet me lejen e botuesit dhe të autorit. Në tekstin e punimit autori vendosë ilustrimet përkatëse. Ilustrimet duhet kufizuar në numër të arsyeshëm, meqë këto e shtrenjtojnë botimin. Titulll, i shkruar në krye të ilustrimit, duhet të jetë konciz dhe përmbajtësor, ashtu që lexuesi ta ketë të qartë për çka është fjala.

Tabelat dhe grafikonët duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme lehtë, jo të komplikuara dhe të stërngarkuara me të dhëna. Shkurtesat e përdorura (shifrat romake, shkronjat e mëdha, ose shenjat e tjera) shpjegohen nën ilustrim, të renditura si fusnota. Siguronu që çdo tableë është cituar në tekst. Tabelat dhe grafikonat autori i vendosë në vendin përkatës të tekstit të punimit, si një fajll (në formatin Word). Përveç vendosjes së tableve, grafikonët dhe ilustrimeve në tekstin e punimit, grafikonët dhe ilustrimet tjera duhet të dorëzohen edhe si fajlla të vaçantë, në formatin e tyre origjinal.

Nëse përdorni të dhëna nga burime të tjera të publikuara ose të papublikuara, siguroni pëlqimin për përdorimin e tyre, me falenderimin pasues.

Instruksionet për krijimin e tabelave dhe të diagrameve

  • Tabelat punohen në editorin e tabelave të programit Word, ose transferohen në atë format–editor.
  • Nuk pranohen tabelat në formatin e fotografive.
  • Tabelat duhet të kenë numrin rendor dhe titullin e tabelës (P.sh: Tabela 1. Distribuimi i rasteve ....).
  • Tabelat duhet të kenë rrallonin një (1).
  • Tabelat nuk pranohen nëse janë krijuar duke përdorë hapësirë ose funksionin Tab.
  • Të dhënat shënohen (organizohen) në rreshta dhe kolona; Të gjitha kolonat duhet të kenë një titull të shkurtër ose një shkurtesë të titullit.
  • Numri dhe përqindja shënohen në të njëjtën qelizë, sikurse edhe masat e variabilitetit, si dhe të dhënat korrespoduese statistikore. Në kolonën e parë të tabelës përshkruhet karakteristika dhe tregohet njësia matëse ose me çka shprehet.
  • Fusnotat në tabela mund të përdoren për të dhënë sqarime shtesë lidhur me metodat statistikore të shfrytëzuara, ose rezultatet e testimeve me sinjifikancën statistikore të fituar.
    • Të dhënat të cilat vlejnë për më shumë se një resht, qelizat nuk lejohet të bashkohen vërtikalisht, por vlera shënohet përafërsisht në qelizën që është më së afërmi mesit të reshtit (p.sh. shih Tabelën 2, p-vlera 0.05 është shënuar, përafërsisht, në qelizën që është më së afërmi mesit të reshtave). 
    • Tabelat kontruohen ashtu që krahasimi ndërmjet grupeve bëhet në mënyrë horizontale (shih Tab. 1)
    • Nuk theksohen të gjitha vijat e ndërmjetme horizontale dhe vërtikale të cilat ndajnë çdo qelizë të tabelës veç e veç. Vijat janë vetëm horizontale dhe kufizojnë vetëm kryereshtin dhe totalin.


 

  • Grafikonet punohen në programin Excel, ose me ndonjë software standard për përfitimin e grafikonëve.
  • Grafikoni numërtohet me numra arab, te percjellur me pike, pas se cilës shënohet titulli i grafikonit.
  • Dukuritë dihotome nuk prezantohen në grafikon.
  • Grafikonet 3 dimensionale nuk pranohen.
  • Grafikoni duhet punuar ashtu qe te sigurohet pamje e mire dhe dallim i karakteristikave në botim.
  • Grafikonët mund të punohen në ngjyrë zi-e bardhë ose në kolor.

Figurat. Të kompresohen para se të dërgohen në formë elektronike (formati: .rar ose zip). Formatet që pranohen janë BMP, DOC, EPS, JPEG, GIF, TIFF.

Integriteti i imazheve: (klinike, radiografi, mikrografi, gels, etj) mund të bëhet përshtatja digjitale për ndriçim, kontrast ose ngjyrë po qe se kjo është bërë për tërë imazhin dhe nuk paraqet në mënyrë selektuese të dhëna të cilat mund të mashtrojnë, fshehin apo të eliminojnë elemente te figurës origjinale. Nuk lejohet lëvizja e fushës së imazhit, fshirja apo përfshirja e imazhit nga ndonjë fotografi tjetër.  Nëse vërehen parregullsi në imazhe, do të kërkohet origjinali i imazhit nga autori.

Video. Formati: .mov, .wmv, .mpg, .mpeg, .mp4, or .avi, Maksimum 10 MB, Minimum dimensione 320 pixels gjerë dhe 240 pixels thellë, Maksimum kohëzgjatje 5 minuta. Verifikoni se videot mund të shihen në QuickTime ose Windows Media Player.

Audio. Formati mp3 file, deri 10 MB.

Të gjitha ilustrimet e publikuara më parë mund të merren dhe të riprodhohen pas marrjes së lejes nga botuesi dhe autori, për çka falenderohen.

Njësitë matëse. Vlerat laboratorike shprehen me njësitë matëse të zakonshme, dhe faktorët e konvertimit sipas International System of Units (SI) shprehen në kllapa vetëm herën e parë në tekst. Nëse ka më shumë faktorë konvertimi, ato mund të shënohen së bashku në paragrafin në fund të seksionit të Metodave. Në tabela dhe figura, faktori i konvertimit në SI duhet shënuar në fusnotë ose legjendë. Preferohet sistemi metrik për gjatësi, sipërfaqe, masë dhe vëllim.

Emrat e barnave, mjeteve dhe produkteve tjera. Nëse emri specifik i tregut nuk është i rëndësisë esenciale për diskutim, atëherë shfrytëzohen emrat gjenerik të barërave, aparateve dhe produkteve tjera.

Shkurtesat. Preferohet të përdoren sa më rrallë në tekst. Shkurtesat nuk përdoren në titull ose abstrakt. Kur përdoren herën e parë, në fillim shkruhet emërtimi i plotë dhe në kllapa shkruhet shkurtesa.

NJOFTIM. Punimet nuk paguhen. Autorit mund t’ i jepen falas disa separate të punimit të botuar.